Shtrenjtohet mishi me të madhe: Nga 7.5 sa ishte, kilogrami shkon deri në 13 euro

Rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk i ka shpëtuar as mishi. Një kilogram mish ka një çmim gogja të shtrenjtë, duke pasur parasysh gjendjen sociale në vend. Një kilogram mish ka një çmim prej 9 deri në 13 euro.

Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë për Indeksonline, se çmimet e mishit, po vazhdojnë të rriten.

“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai.

Humolli shpreson që këto shtrenjtime mos të vazhdojnë, pasi që gjendja në Kosovë është renduar.

“Uroj të mos këtë shtrenjtime sepse pe shohim gjendjen në Kosovë siç është, edhe në Evropë”, theksojë ai.

Ai teksa bënë krahasimet e çmimeve të mishit, me ato të vitit të kaluar, thotë se kanë pësuar rritje diku nga 4 deri në 5 euro.

“Mishi vitin e kaluar ka qenë 7 deri 7.50 euro, kurse këtë vit është 9 euro. Po flasim për mishin e demit. Ndërsa, çmimi i mishit të vicit tëqumështit ka qenë 10 euro tashme është 13 euro”

“Ka pasur edhe rritje tëçmimeve tëviçave tëgjallë, nëpër tregjet e Kosovës, diku sillen prej 4-5 euro kg”, tha ai.

Lexo edhe:  “Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë