Shtohen me të madhe kosovarët, QKUK publikon numrin e lindjeve

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik, njofton SHSKUK.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

“Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, kreu i Shoqatës së Turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet