Shtërpcë, një burrë vdes derisa ishte duke u ushqyer në një lokal

Një vdekje e dyshimtë është raportuar se ka ndodhur në Shtërpcë.

Sipas Policisë, një burrë derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”- thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:25.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Vetëplagoset aksidentalisht një 40-vjeçar, ishte në gjendje të dehur