Shtëpia e Sllagjan Trajkoviqit, ish-policit të arrestuar, bazë e policisë serbe gjatë luftës

Ish-polici, Sllagjan Trajkoviq është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë, nga pjestarët e policisë të cilët më pas e sollën në Prishtinë për gjykim.

Por, 23 vjet më parë Trajkoviq kishte jetuar në Novolan të Vushtrrisë. Në shtëpinë e tij e të shokëve të tij serbët dikur bënin planet për vrasjën e maltretimin e shqiptarëve.

I njëjti, sipas Prokurorisë Speciale dyshohet se bashkë me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në ofensivën ushtarake  më 06 prill 1999, në fshatin Reznik, dhe në atë të fillim maji 1999 në qytetin e Vushtrrisë.

Trajkoviq ishte pjesëtar i policisë në stacionin policor në veri, por nga kjo pozitë u dorëheq bashkë me kolegët e tij para më shumë se një muaji, raporton Klan Kosova.

Pas arrestimi i tij, banorët kanë shpresë se do të vendosen drejtësi, për vrasjet e matretimet që pësuan qytetarët e kësaj komune.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë njoftuan se seanca për shqyrtimin e masës së parabugimit ndaj Sllagjan Trajkoviqit, do të mbahet të shtunën

 

VIDEO

Lexo edhe:  Pas vrasjes së rojës në Top Channel, Arbana Osmani merr vendimin që lidhet me qëndrimin e saj në televizion