Shpërthen zjarri në një restorant në Gjakovë  

Kuzhina e njërit nga restorantet në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas njoftimit të Zjarrfikësve të Gjakovës, zjarri mendohet se ka ardhur si pasojë e një fërteze.

Nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.

“Sonte, rreth orës 21:00, në rrugën “Mbretëresha Teuta” është djegur një pjesë e kuzhinës së restorantit “Retro”. Zjarri mendohet se ka ardhur si pasoj e një fërteze. Fatmirësisht rasti kaloi pa pasoja në njerëz, veçse dëme materiale në kuzhinë.

Falë intervenimit me kohë të ekipeve tona të zjarrfikësve, është shpëtuar nga përfshirja nga flakët supermarketi “Interex””, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Në Gjermani bebja e parë e 2023, është Asia me origjinë shqiptare