Moti merr kthesën drastike, ja çfarë do të ndodh me temperaturat në fundjavë

Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe të lagështa, i cili po karakterizohet me diell dhe vranësira e me temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, të cilat veçse kanë arritur edhe deri në 18°C në Rrafshin e Dukagjit, e në zona të veçanta edhe më shumë.

Përpos temperaturave të larta, lokalisht ka edhe reshje shiu.

Në ndërkohë, një ciklon nga Mesdheu ka marr rrugën drejt nesh. Në këtë mënyrë, duke filluar prej orëve të mbrëmjes, do të ketë intensifikim të reshjeve, fillimisht do të jenë me karakter lokal dhe kryesisht të përqëndruara në perëndim të vendit, më pas gjatë natës pritet të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës.

Pra, që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, reshjet do të jenë të përcjellura nga një sistem frontal, i cili do të sjellë rrebeshe shiu, hera-herës të rrëmbyeshme, shoqëruar lokalisht me erë të fortë dhe shkarkesa rrufesh. Në zona të caktuara priten vërshime.

Pasditja do të vijojë me diell e vranësira dhe ende e ngrohtë. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Në mbrëmje gradualisht do të fillojnë të shtrihen masat e ftohta ajrore.

Dita e Dielë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu e bore. Temperaturat maksimale do të sillen rreth 5°C, ndërsa në mbrëmje si pasojë e motit të kthjellët, do të hyjnë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. /MeteoKosova

Lexo edhe:  Zyrtare: Shtyhet gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale