Shtatë persona të lënduar, Policia deklarohet për aksidentin në rrugën Podujevë – Prishtinë
02 Press raportoi pak më herët për një aksident që ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi me ç’rast shtatë persona janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa shtatë persona kanë pësuar lëndime, të njëjtëve ju është nevojitur ndihma mjekësore.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për Sinjalin.