Shqiptari aplikoi për azil në Britani si gay, Gjykata e zbulon që është i martuar me grua

Një shqiptar aplikoi për leje qëndrimi në Britani me arsyetimin se ishte homoseksual, por çështja i dështoi në gjykatë pasi u zbulua që është i martuar me një grua.

Esmir Demaj bëri kërkesë që të qëndrojë në Britani për shkak se ishte gay, por më pas u zbulua që ky ishte në fakt i martuar me një grua.

Duke e hedhur poshtë kërkesën e tij, gjyqtari arriti në përfundimin se Demaj ‘qëllimisht zgjodhi të mos zbulojë se ai tani ishte në një lidhje me një grua dhe ishte pajtuar me babanë e tij, sepse ai besonte se kjo nuk do ta ndihmonte për të mbetur në Britani’, raporton Daily Mail.

Gjykata zbuloi se Demaj kishte qenë i martuar me gruan në fjalë gjatë kohës sa kishte kërkuar azil për shkak të orientimit seksual.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut lejon këdo që mund të persekutohet për shkak të orientimit seksual të bëjë kërkesë për azil në Britani.

Lexo edhe:  Ky është biznesmeni që u arrestua gjatë aksionit kundër fajdes, Policia bastisi kompaninë ‘Laberion’