Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka publikuar të mërkurën fotografinë e një personi, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje në Prishtinë.

Ndaj, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje të ndodhur në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  Prindërit paralajmërojnë të mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre