Shqipëri: Vdes 80-vjeçari, pasi u rrah që s’i shiti birra të dehurit
Një 80-vjeçar në Shqipëri ka vdekur pasi u rrah nga një person i dehur, i cili rrahu edhe gruan 77-vjeçare e tashmë të ndjerit.
Incidenti ka ndodhur në Povelçë të Fierit jashtë dyqanit ushqimor, pronar i së cilës është viktima.
Rrahja mendohet të ketë ndodhur pasi të moshuarit refuzuan t’i shesin birra të dyshuarit, për shkak se ishte i dehur.
Policia ka arrestuar të dyshuarin 47-vjeçar, ndërsa theksoi se në momentin kur atij i janë vendosur prangat, mendohet se ka qenë fort i dehur.
77-vjeçarja pasi ka marrë mjekim, është kthyer në banesë, raporton A2 CNN