“Shqipeeee…”, bëhet virale videoja gjatë ndeshjes Inter-Milan pasi vajza e vogël bën shqiponjën
Një person që flet shqip është bërë viral gjatë ndeshjes Inter-Milan.
“Shqipe, e shqipe”, dëgjohet të thotë personi, ndërsa po këndohej himni i dy skuadrave, para nisjes së ndeshjes.
Ai ka thënë “shqipe” në momentin që një vajzë e vogël krah arbitrave bën shqiponjën me dy duar.
Kujtojmë se Interi kompletoi një vit perfekt në aspektin e derbit ndaj Milanit, pasi fitoi të 5 përballjet e 2023-shit, dy prej të cilave në kampionat, dy në Champions League dhe një në Superkupën e Italisë.