Gjuajtja me armë në lagjen Bregu i Diellit, i dyshuari shkrepi dy herë pas konfliktit me një person

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për të shtënat me armë që u dëgjuan në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dikush dyshohet se gjuajti dy herë dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që tashmë kanë nisur hetimet.

Nga Policia tashmë e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku janë gjetur dy gëzhoja, që janë sekuestruar bashkë me një telefon.

Viktima që kërkoi ndihmën e Policisë, ka raportuar se pas një konflikti verbal që ka pasur me të dyshuarin, i njëjti ka shkrepur me armë dhe është larguar me veturën e tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është larguar me një veturë Audi Q8 dhe akoma nuk është kapur nga njësitet policore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edhe:  E vrau shokun për 20 euro, Gjykata ia konfirmon dënimin kosovarit me 24 vjet burg