Shqetësuese: Nxënësi i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë kapet me thikë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, i cili është kapur nga stafi i shkollës me një thikë, të cilët më pas u detyruan ta njoftojnë Policinë.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’

Lexo edhe:  Viti: Zhduket një grua