Ikë një pacient nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre.

Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me një pacient, i cili është larguar para dy ditësh nga kjo qendër, në orët e mëngjesit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat kanë nisur hetimet për ta gjetur viktimën.

Sipas informacioneve të para, përkundër kërkimeve nga ana e Policisë, deri më tash njësitë përkatëse nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka  urdhëruar të ndërmerren veprimet e nevojshme që pacienti të kthehet në këtë qendër rehabilitimi.

Lexo edhe:  I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë