Shpërthim në Mitrovicën e veriut, dëmtohet muret e një objekti dhe dritaret e një banese

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për një shpërthim që ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicën e veriut.

Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Mitrovicë Veri / 15.11.2023 – 23:30-23:50. Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  Aksidenti fatal për 29-vjeçarin nga Istogu ndodhi për shkak të shpejtëisë, Policia jep detaje