Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të zhvillohen orëve të pasdites, por kryesisht pa reshje atmosferike.

Mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar pasdite vonë. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 ajo minimale deri në 25 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosoven lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite shtim i konsiderueshëm, lokal i vranësirave, por pa reshje ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar në ndonjë rajon.

Mot relativisht i ngrohtë pritet të Mërkurën. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Kosovë parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Zhvillime të izoluara të Mërkurën pasdite vonë parashihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Luginë të Preshevës. Pjesa më e madhe e paradites dhe ditës do të karakterizohet me diell dhe vranësira lokale, ndërsa reshjet do të jenë të rralla dhe të izoluara.

Nga e Enjta na pret mot gjithnjë e më jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe nganjëherë me zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ushtarët e FSK-së pasi vendosen në tenda fillojnë kërkimin e njerëzve pas tërmetit në Turqi