Shpërthim në Mitrovicë, u gjuajt granatë në veri

Një shpërthim është dëgjuar mesnatën e mbrëmshme në Mitrovicë të Veriut.

“Jepi zë” merr vesh se është hedhur një granatë dore tek qendra e kontrollimit të automjeteve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ka pasur shpërthim tek qendra e kontrollimit të automjeteve në Mitrovicë rreth mesnatës. Dyshohet për granatë dore. Nuk ka pasur shumë dëme, kontrolli i automjeteve po vazhdon normalisht”, ka thënë Elshani për “Jepi zë”.

Lexo edhe:  Kosovari mbetet në aeroportin e Dusseldorfit, kishte biletë false