Shpërthen” dashuria në BBVA, çfarë po ndodh mes Deas dhe Kristit
Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri hynë në shtëpinë e “Big Brother”, dje në mbrëmje për të shijuar një darkë me finalistët.
Në një moment, Donaldi ishte duke pirë cigare dhe Luizi shprehet se dëshiron ta puthë sepse i duket si Kiara, duke shkaktuar të qeshura.
Luizi: O Zot, jam bërë të të puth tani sepse po e pi cigaren si Kiara.
Donadi: Me vërtet? Hajde shpirt.
Luizi: Jo se na thonë që janë bërë 16 puthje. Se i kemi numëruar sa herë janë puthur banorët. 16 puthje kemi në shtëpi.
Dea: 7 nga të cilat i kam dhënë unë.
Luizi: 7 banorë ka puthur vetëm Dea në buzë.
Dea: Mund të kenë qenë edhe më shumë, por si mbaj mend të gjitha.
Luizi: 7 banorë, numëroi dhe një herë.
Dea: Tea, Amos, Olta, Keisi, Nita, Ronaldo.
Kristi: Lind pyetja, si s’më ka puthur mua!
Luizi: Hajde Kristi, e sheh do e përdorë si kartë të fundit për të fituar çmimin.
Dea: Kristi, mos po flirton me mua?
Kristi nuk përgjigjet, duke u ndryshuar kështu muhabeti.