Vdes Xhemile Hoti nga Krusha e Madhe, gruaja që në luftë humbi burrin e dy djemtë e saj

Ka vdekur Xhemile Hoti, një nga gratë e vuajtura të Krushës së Madhe të Rahovecit.

Zemra e saj pushoi së rrahuri sot, teksa faqja lokale dha lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot më 4 maj 2023 i pushuan dhembjet edhe Xhemile Hotit, nga fshati Krushë e Madhe
Një nga nënat e vuajtura e cila gjate luftës humbi burrin dhe dy djemtë.
Sapo me njoftuan se varrimi bëhet nesër më 5 maj 2023 në ora 13:00 ( me drekë) në varrezat e fshatit, Krushë e Madhe.
Zoti e bashkoftë me të dashurit e saj ,shpirti saj u prehtë në parajs🙏

Lexo edhe:  Vedati: Një nuse e mençur, di ta bëjë vjehrrën për vete