Shpërthejnë disa vatra zjarri në Suharekë

Zjarrfikësit janë përballur të dielën me disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës.

Lidhur me këtë ka reaguar drejtori për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Shabani tha se zjarrvënia konsiderohet si vepër penale.

“Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar”, tha Shabani.

Lexo edhe:  Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi: E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej