Shpërthejnë disa vatra zjarri në Suharekë

Zjarrfikësit janë përballur të dielën me disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës.

Lidhur me këtë ka reaguar drejtori për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Shabani tha se zjarrvënia konsiderohet si vepër penale.

“Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar”, tha Shabani.

Lexo edhe:  16 vjet nga protestat e përgjakshme të VV’së ku ishin vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini