LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Prishtinë

 

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete, sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, tha Ahmeti për teve1.info

 

Lexo edhe:  Bien temperaturat, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme