Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit, ka njoftuar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, shkruan ai mes tjerash.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.

Lexo edhe:  Kapet njëri nga të dyshuarit që e grabiti pacienten në Spitalin e Pejës, ia morën me forcë unazat e çantën