Shoferi hap derën, udhëtari bie nga minibusi

Një aksident trafiku u regjistrua të premten në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

I dyshuari që po drejtonte minibusin nga pakujdesia ka hapur derën duke bërë që një person të binte nga minibusi.

Viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh

Lexo edhe:  Spahiu tregohet i ashpër me mërgimtarët i quan tradhëtarë: Shqiptarët në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën