Shoferi e humb kontrollin nga shpejtësia e madhe, përfundon në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë

Mbrëmë në orët e vona një veturë e tipi Golf IV ka humbur drejtimin duke përfunduar në pronën e një qytetari tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Si shkak i shpejtësisë së madhe, vozitësi është ndeshur në biznesin privat, më saktësisht në një auto larje, pronë e qytetarit Besim Azemi, shkruan Jepi zë

Ky i fundit ka kërkuar reagim nga instutucionet e rendit dhe angazhim më të madh me qëllim që mos të bëhet vonë, pasi shpejtësia e veturave po ua rrezikon përveç pronat edhe jetën e familjarëve

Postimi i plotë:

##Qytetar te dashur sonte gjatë orëve të vona ka ndodh një aksident te Liqeni falë Zotit pa dame në njerz,e ku siq shihet me një shpejtsi marramendse ka hy në oborr të shtëpis,lus organet e rendit që të ndërmarin të giitha masat e duhura me denime të merituara para se të bëhet vonë e dikujt ti kushoj me jetë,gjithashtu bëj apel te të gjithë të kenë kujdes të shtuar para se me marr jetën e dikujt se gjaku nuk është ujë e kryt kungull me lulu##

Lexo edhe:  Pauza e punës u bë “sebep” për vdekjen e Arban Sopjanit, u shtyp nga një veturë!