Shkrep në drejtim të Policisë pasi s’u ndal pas urdhrit, ky është personi që arrestohet në flagrancë
Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi fillimisht kishte ikur nga ta, pas urdhrit që të ndalej në rrugën “Tirana”.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari që derisa ishte në lëvizje, teksa ndiqej pas nga Policia, ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë është: Rrahmon Arifoviq.
Pavarësish sfidave zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalin dhe ta prangosin të dyshuarin.
Të njëjtit i është konfiskuar edhe arma me rreth 10 fishekë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për armëmbajtje pa leje.
Arifoviq më herët ka qenë i akuzuar për “Vjedhje grabitqare” dhe ”Vjedhje të rëndë” për një rast që kishte ndodh në Viti, më 2020.