“Shkova në Veri pa asnjë polic…”, Bulliqi zihet publikisht në rrenë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka thurur lavde Qeverisë për punën në Veri, duke thënë se për herë të parë ka arritur që të shkojë në atë pjesë pa asnjë polic.

Në një paraqitje televizive, Bulliqi tha se tanimë atje situata është shumë e qetë dhe komode, pa pasur frikë se dikush mund ta sulmojë.

“Për herë të parë arrita me shku në veri të vendit pa asnjë polic, shumë qetë, komod, mos me u tut që po ma mshon dikush“, tha ai.

Kjo u demantua nga Sekretari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Besim Latifi, i cili e quajti mashtrues Bulliqin.

Në një video të publikuar nga Latifi në Facebook, shihet se gjatë kësaj vizite ishin shoqëruar nga forca policore.

“Kjo e shpërfaq të vërtetën për vizitën e tij, për mashtrimet e gënjeshtrat që provojnë t’i shesin si të arritura të jashtëzakonshme.Ky është veç një mashtrues! Kështu i mashtroi qytetarët llapjanë, kështu mashtron gjithë vendin“, shkroi ai.

Lexo edhe:  Ky është spitali privat në Prishtinë ku vdiq një i moshuar, familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve përgjegjës