Gjendet një mjet i dyshimtë në Lipjan, intervenon Policia

Një mjet i dyshimtë është gjetur në rrugën ‘Haxhi Kleçka’ në Lipjan dhe si rrjedhojë një person ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se qytetari gjatë kohës që po punonte në hapjen e një kanali, ka hasur në mjetin i cili dyshohet të jetë bombë dore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas burimeve, mjeti i dyshimtë është tërhequr në mënyrë të sigurt.

Lexo edhe:  Aksident i tmerrshëm në Klinë, 6 persona dërgohen në Spital