Shkoi me biçikletë në Mekë, qytetari nga Shkupi: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Qamuran Hirda nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, i cili shkoi në Mekë me biçikletë ka njoftuar se kthimin për në vend do ta bëjë me aeroplan.

Në njoftimin e tij, Hirda ka folur edhe për vështirësitë e udhëtimit të tij me biçikletë, ndërsa thotë se më rëndë e ka pasur në Jordani.

“Duhet ta pranoj, kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi. Djersët shkonin si shiu, ndërkaq erëra të forta më binin në gjoks. Sa herë që doja të ndaloj, qëndroja në vend, por sërish vazhdoja. Më e vështira na gjeti në Detin e Vdekur, në Jordani dhe Arabinë Saudite. Thatësirë, asnjë hotel. Ushqimi dhe fjetja u bënë problem”.

“Por qëllimi ishte – të arrij në Mekë. Ëndrra ime u realizua. Me sukses arrita nga Shkupi për në Mekë dhe arrita t’i mbaroj të gjitha detyrat e haxhit. Tani vendosa të kthehem me aeroplan. Siç thonë: Shko ku të shkosh, për vendlindja më e mirë”, shkroi mes tjerash Hirda.

 

 

Lexo edhe:  Hakoi “GTA 6”, mbyllet përjetë në spital psikiatrik 18-vjeçari Arion Kurtaj