Në këtë vend të Malit të Zi do të gjobiteni 200 euro nëse dilni në rrugë me rroba plazhi

Turistët dhe banorët që ecin rrugëve në zonën e qytetit të Budvës në Mal të Zi me rroba plazhi do të gjobiten me 200 euro.

Kjo është përcaktuar në Vendimin për Rendin Komunal, i miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Budvës dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të muajit prill, shkruajnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm.

Me miratimin e këtij vendimi në parlamentin vendor, Budva i është bashkuar Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët kanë vendosur gjoba për turistët e veshur ‘në mënyrë të pahijshme’.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 55 vjeçar në Pejë