Shifra alarmante: Për një vit 140 policë e 70 ushtarë braktisën vendet e punës

Me emocione e shumë qejf, ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranuan detyrën për ta mbrojtur shtetin, të premten.

Por, për një vit 70 paraardhës të tyre e bënë krejt të kundërtën.

Ata me vetdëshirë u larguan nga ushtria, për arsye të ndryshme.

Megjithatë, sipas gjeneralit të pensionuar, Xhavit Gashi, në fillim të formimit të ushtrisë kjo nuk ishte cilësuar si problem pasi interesimi i qytetarëve për anëtarësim në këtë institucion ishte i madh.

Andaj, tash sipas tij, përveç buxhetit, duhet të përdoren edhe metoda të reja që të mësohen arsyet e tjera të braktisjes së FSK-së.

Arsyeje, edhe më për largim po thuhet të kenë pjesëtarët e policisë së vendit, andaj, edhe numri i atyre që e lan këtë institucion këtë vit, është më i lartë se ai i ushtarëve.

Sipas sindikatës së Policisë së Kosovës, nga janari deri tash 140 policë u larguan nga ky institucion, për shkak të rrogës së ulët, mungesës së sigurimeve shëndetësore e transportit.

Bile, policët që disa vite nuk janë pajisur as me uniforma të reja, që normalisht duhet të bëhet dy herë në vit.

Nga sindikata, thonë se krejt këto halle ia treguan ministrit, Xhelal Sveçla, nga i cili po presin reagim.

Lexo edhe:  Policia sekuestron nëntë kuaj dhe një gomar, po kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut