Shi e ftohtë, ky është moti për nesër dhe ditët e ardhshme


Sot pritet moti i ftohtë dhe kryesisht i vranët, me gjasa për fjolla sporadike bore në disa rajone kryesisht kodrinore-malore.

Gjatë pasdites mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga o ajo minimale deri në 5 gradë Celsius ajo maksimale. Në mbrëmje ulje të ndjeshme të temperaturave.

Të martën mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica e minuse. Gjatë ditës priten vranësira lokale e intervale kohore me diell.

Nga e mërkura do të ketë shtim të vranësirave e reshje lokale shiu e bore në viset malore.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes punëtori shumëvjeçar i KEK-ut