Shfaqet një sëmundje e rëndë – asgjësohen 32 lopë në Kosovë

32 krerë gjedhe janë asgjësuar në Gjilan dhe Prizren.

Arsye e kësaj është shfaqja e një sëmundjeje me emrin “Brucelozë”.

Rastin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Njoftimi i plotë:

Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës Me datë 19-20 Qershore 2023, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës. Për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike.

Kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive. Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes.

Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive. Ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës. Kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara. E gjithë kjo bëhet me qellim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human qe janë fokus qendrorë i mandatit të AUV-së.

Lexo edhe:  Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë