Sherri për parkimin e traktorit: Këta janë vëllezërit që përfunduan në Polici pasi u kapën me dy persona

Mëngjesin e së martës, në rrugën “Agron Rrahmani” në Podujevë plasi një sherr mes disa personave, për shkak të një mosmarrëveshje momentale që eskaloi në kanosje e përleshje. Të dyshuarit, vëllezër mes vete dyshohet se y kapën me dy të tjerë dhe për pasojë përfunduan në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, teksa ndaj të dyshuarit kryesor është nxjerrë aktvendim për ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u dërgua në mbajtje si i dyshuar për këtë rast është Besnik Azemi, ndërsa hetimet kanë nisur edhe ndaj vëllait të tij, të dyshuarit Arsim Azemi.

Siç mëson Sinjali, dy viktimat e rastit, babë e bir, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me parkimin e një automjeti para pronës së tyre,  janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga Besniku.

Dy të dyshuarit kanë dhënë po ashtu deklaratat e tyre para hetuesve policore, ku e kanë pranuar konfliktin që kanë pasur me viktimat.

Pas përfundimit të policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që Besnik Azemi të dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit