Sherr në një familje në Mitrovicë: Djali i hyn dajak vëllait dhe prindërve, po kërkohet nga Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

Sinjali mëson se viktimat e kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë raportuar se pas një konflikti, i dyshuari fillimisht e kishte rrahur vëllain.

Për të mos mbaruar me kaq, situata vetëm sa ka eskaluar dhe i njëjti ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës dhe babait të tij.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili ka ikur nga shtëpia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti ndaj tij është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Federata Shqiptare e Futbollit gjobitet rëndë nga UEFA