Vdes një person në Prishtinë, taksisti e dërgoi në urgjencë

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një taksist e kishte dërguar një person me urgjencë pasi kishte probleme shëndetësore, ndërsa mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 06:55 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull  kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet. /BetimipërDrejtësi

Lexo edhe:  Aksidentohet vetura e Policisë në Pejë, 4 zyrtarë policorë të lënduar