Sherr me thika mes disa personave në Fier, humb jetën 19-vjeçari

Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe se autorët janë vëllezër.

Policia ka arritur të ndalojë vetëm njërin prej autorëve, ndërsa tjetri ka mundur të arratiset.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

Lexo edhe:  Atentat me 9 plumba, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador