E trishtë: Ky është personi që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Suharekë

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Sinjali mëson se viktima është Ardian Tafolli, 32-vjeçar, i cili dyshohet se i dha fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë u dërgua ë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “.

Lexo edhe:  Çështja e vizave për kosovarët, çfarë thuhet në raportin e KE-së?