Shënohet viktima e 10-të nga sulmi në shkollën e Serbisë

Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, si pasojë e plagëve të cilat i mori gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë atje, njofton televizioni serb, RTS.

Sipas njoftimit, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.

Kjo vogëlushe është viktima e 10 e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd.

 

Lexo edhe:  "Korrili" i shkollës në Malishevë sulmon seksualisht një nxënëse