Politikani serb në Kosovë: Vuçiq i humbi të gjitha brenda natës dhe përgjegjësinë po e transferon te ne

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb, politikani serb nga Graçanica, Momçilo Trajkoviq deklaroi se thirrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në veri të Kosovës për të paraqitur iniciativë për zgjedhje të parakohshme në fakt është një pranim i humbjes dhe një përpjekje “e thyer” për t’i korrigjuar gabimet e tij.

Trajkoviq tha se Vuçiq është duke luajtur me fatin e kokat e tyre, e që sipas tij po qe se situata sërish ndërlikohet, ai do t’i lë përgjegjës serbët e Kosovës.

“Kur erdhi kriza, të gjithë autoritetet kërkuan një mënyrë për ta transferuar përgjegjësinë te ne. Se ne jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi. Dhe në fakt ata janë përgjegjës, sidomos Vuçiqi që i shkatërroi të gjitha institucionet që ekzistonin këtu. Sot në mjedisin serb ekzistojnë vetëm rrënojat e politikës së Vuçiqit”, u shpreh ai.

Ndër tjera ai foli edhe për serbët e vrarë në Banjskë, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin duke argumentuar se ai është njeri i Vuçiqit.

Lexo edhe:  Policia zbulon vrasësin e Nikulaj: Jemi 100% të bindur, është një shtetas portugez