Shembull i mirë: Qytetari gjen kuletën me 735 euro, e dorëzon në Polici

Një burrë me iniciale Xh.R., ka dorëzuar në polici portofolin me mbi 735 euro të cilin e kishte gjetur afër një marketi në Kllokot.

Policia njofton përmes komunikatë se në portofol saktësisht kishte 735 euro dhe 100 franga zvicerane si dhe dy kartela bankare .

“Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thërrasin personin që e kishte humbur portofolin ( ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim ). Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot , portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim”, thuhet tutje në raport.

Personi që kishte humbur portofolin , ka falënderuar personin që kishte gjetur atë , njëherësh ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për sjelljen e tyre korrekte .

Lexo edhe:  Vajza 15-vjeçare në Klinë e raporton burrin me të cilin kreu marrëdhënie seksuale në motel, ndalohet për 48 orë i dyshuari