E dhimbshme: 32-vjeçari shqiptar vdes në një aksident trafiku në Itali

Një aksident automobilistik ka ndodhur në provincën Mosciano në Itali, ku për pasojë ka vdekur shqiptari Eduart Hoxha.

32-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Pasi kishte lënë turnin në punë, ai ishte duke drejtuar makinën e tij “Fiat Punto” ku u përplas nga një “Audi A3” që drejtohej nga në 25-vjeçar.

Sipas mediave italiane, ndihma e parë ka mbërritur menjëherë, por për fat të keq, i riu nuk arriti të mbijetonte. Shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.

Lexo edhe:  Teologu shqiptar: Për varrim pritet 24 orë sepse ka raste që janë ringjallur