Shembull i mirë: Imami i xhamisë në Bare, Fuad Ferati, pas namazit të Bajramit shërbeu xhematin me hurme e llokuma dhe pije
Sot po festohet festa e Fitër Bajramit edhe në vendin tonë, pas një muaji agjërimi.
Falja e namazit të Bajramit u bë edhe në fshatin Bare të Komunës së Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Por për dallim nga xhamitë tjera, imami i kësaj xhamie, Fuad Ferati, ka dhënë një shembull të mirë me xhematin shaljan.
Pas përfundimit të namazit të Bajramit, ai shërbeu llokume e hurme së bashku me pije për të gjithë qytetarët që u falën në xhamin e fshatit Bare.
Ndryshe hoxha Ferati është njëri nga hoxhallarët më të dashur në Komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë në rajonin e Shalës së Bajgorës.