Shembull i mirë i qytetarit në Skenderaj, portofolin me dokumente e para të gjetur në rrugë e dorëzon në Polici

Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave.

Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Publikohen pamjet kur 19-vjeçari vrau një taksist në Turqi