Shemben muret e një shtëpie në Pejë si pasojë e vërshimeve

Vërshimet nga reshjet e shiut që u shkaktuan dje në Pejë ishin tragjike për një familje.

Një nënë bashkë me fëmijën 5-vjeçar humbën jetën, ndërsa dëme të mëdha u shkaktuan në shumë shtëpi e pjesë të qytetit, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat lokale atje po raportojnë se si pasojë kësaj gjendje janë shembur muret e një shtëpie në lagjen ‘Lidhja e Pejës’.

Akoma nuk dihet situata në të cilën ndodhet qyteti sot, por gjatë gjithë natës raportohet se ka pasur vërshime.

Lexo edhe:  “Një familje e përsosur amerikane”, çfarë thonë fqinjtë për policin që vrau shqiptaren, fëmijët dhe veten?