“Sharr Travel” maltreton pasagjerët në linjën Prishtinë – Vlorë

Kompanitë e autobusëve shpeshherë kanë qenë nën kritikat e vazhdueshme të udhëtarëve, kjo për shkak se kushtet që ofrojnë nuk janë ato më të mirat, ose mund të jenë të mira, por pronarët, apo edhe shoferët nuk i respektojnë ato, me qëllim që të përfitojnë më shumë.

Së fundi, në adresë të Nacionales kanë ardhur një sërë kritikash për kompaninë “Sharr Travel”, gjegjësisht linjën Prishtinë – Vlorë.

Në këto foto të siguruara, shihet se një grua e tre fëmijë janë ulur te pjesa e derës, duke mos pasur as vend për t’u ulur, anipse pagesa bëhet e njëjtë.

Jo vetëm kaq. Përveç afër derës, udhëtarë që nuk janë të ulur shihen edhe në mes të autobusit.

Arsyeja për këtë është e qartë: Të fitohet më shumë, edhe nëse udhëtarët nuk janë rehat.

Madje, për kompaninë në fjalë nuk është hera e parë që ka këso ankesash.

Një pasagjere që ka qenë pjesë e itinerarit identik me kompaninë identike, i ka thënë Nacionales se vitin e kaluar, bashkë me udhëtarë të tjerë nuk ka pranuar të qëndrojë në këmbë, me ç’rast shoferi i ka lënë të gjithë në një destinacion tjetër.

Gazeta ka tentuar që të flasë me përfaqësuesit e kompanisë, porse asnjëri prej numrave të paraqitur në faqen e Facebook-ut, nuk kanë qenë të qasshëm.

Më poshtë edhe videoja e plotë:

Lexo edhe:  Çifti në Ferizaj ndahet pasi gruaja u kthye vonë në shtëpi nga ditëlindja e shoqes, 21-vjeçarja ‘zhduket’