Shaqiri e “çmend” gazetarin serb: I shënova dy herë Serbisë – dy herë, dy herë

Xherdan Shaqiri, ka folur për golin e shënuar ndaj Serbisë.

I pyetur nga gazetarët serbë se pse i heshti tifozët gjatë festimit të golit ndaj Serbisë, ai tha se thjeshtë po bënte punën e tij.

“Unë thjesht po bëja punën time. Unë shënova, ishte hera e dytë. Mirë”, iu përgjigj Shaqiri gazetarit serb.

Kur e kuptoi se pyetjet ishin nga gazetarët serbë, ai përsëriti vazhdimisht “dy herë, dy herë, mik”, duke treguar me gishta se ishte hera e dytë që i shënonte Serbisë.

Lexo edhe:  I riu në Vushtrri kapet duke prerë dru ‘të shtetit’, kërcënon rojën e pyllit: Veç mos dalsh nesër në qytet