Sërish zjarr te shkolla në Magure të Lipjanit, disa të mitur ia vënë flakën objektit dhe ikin

Një muaj pasi disa të mitur tentuar që t’ua vënë flakën objektit të vjetër të shkollës së mesme të ulët ‘Haradin Bajrami’ në fshatin Magure të Lipjanit, një incident i tillë është përsëritur të shtunën pasdite. Edhe këtë herë, të dyshuarit janë disa të mitur, të cilët kanë djegur një pjesë të inventarit të shkollës së vjetër, raporton Gazeta Sinjali.  

Sinjali mëson se drejtori i shkollës ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin, ku ka bërë me dije se zjarri ka përfshirë banka, karrige, e pjesë të tjera, duke shkaktuar kështu përsëri dëme në objektin e shkollës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa kanë nisur hetimet nëse të dyshuarit janë personat e njëjtë që kanë kryer këtë vepër edhe në muajin prill.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa s’janë dhënë shumë detaje.

 Është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale ku vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.  Rasti është duke u hetuar.”.

Kujtojmë se për incidentin që ka ndodhur muajin e kaluar janë arrestuar shtatë të mitur, të cilët përveç zjarrvënies, dyshohen edhe se kanë kryer vjedhje në objektin e shkollës.

Lexo edhe:  Zbulohet identiteti i personit që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë, publikohen pamjet