Sërish shfaqen grafite në Suhodoll të Mitrovicës: Dje u pastru muri ndërsa gjatë mbrëmjes u vendosen simbole serbe

Në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut është parë një grafit me simbole serbe.

Sipas një raportues të “Jepi zë” muri është pastruar dje, pasi ka pasur simbole tjera të shkruar, ndërsa gjatë mbrëmjes sërish dikush shkroi, shkruan Jepi zë.

Në të njejtin vend pak ditë më parë ishin vendosur grafite tjera, që dyshohen se u bën nga vetë serbët për të provokuar tensione dhe për të paraqitur pasiguri për qytetarët në atë pjesë.

Rasti i kaluar ishte cilësuar edhe nga Policia e Kosovës si e dyshimtë, ndërsa sot në mëngjes kemi sërish simbole tjera por me përmbajtje serbe.

Ndryshe situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e brisht, ani pse nuk po shfaqen incidente por ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se ajo mund të tensionet, dhe kjo ka të bëjë me ecurinë e zgjedhjeve të problemit me kryetarët e veriut./ Jepi zë

Lexo edhe:  Këshilli i Prindërve: Nëse të hënën s’fillon mësimi, do të çregjistrojmë fëmijët nga shkolla