Dalin emrat e banorëve të parë të Big Brother VIP Albania 3

Së shpejti pritet që të nis edicioni i tretë i spektaklit të “Big Brother VIP Albania” ku të gjithë janë kuriozë për banorët e këtij edicioni.

Sipas Panorama plus, emri i Arbër Çepanit, fituesit të edicionit të parë të Big Brother ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë.

Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri.

Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim